Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqipëria preket nga i nxehti afrikan. Sinoptikanët: Të premten, mbi 40 gradë në hije
Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan. Sipas sinoptikanëve, kulmi i të nxehtit do të arrijë ditën e premte, ku temperaturat pritet të ngjiten deri në 40 gradë Celsius në hije, ndërsa në diell ndjesia termike do të jetë edhe më e lartë, deri në 45 gradë. “Territori shqiptar është nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, duke bërë që të kemi temperatura ekstremisht të larta. Maksimumet në rang territori do të regjistrohen në vlerën 39-40 gradë Celsius. 40 gradë Celsius do të regjistrohet në qarkun e Elbasanit, ndërsa Berati e Kopliku pritet të regjistrojnë temperatura të...