‘Shqipëria, pranë Kosovës’, Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: E ardhmja, drejt Europës

‘Shqipëria, pranë Kosovës’, Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: E ardhmja, drejt Europës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpall sot “Qytetar Nderi” i Gjilanit. Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale, ku krahas anëtarëve ishin të pranishëm Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Kreu i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje për këtë nderim. Në fjalimin përshëndetës të marrjes së titullit, Presidenti Begaj deklaroi se e pranon me përulësi të jetë Nderi i Gjilanit, një qytet i traditës, historisë, sakrificës dhe qëndresës.“Ky titull, – vlerësoi Presidenti i Republikës, – u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët. Ndërsa kujtoi figurat historike të Gjilanit, si: Idriz Seferi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi...