Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur
Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka siguruar Shqipërinë se së shpejti do të hapen edhe dy kapitujt e mbetur të negociatave. Ajo tha se Shqipëria po zbaton reformat e kërkuara, por korrupsioni mbetet ende një problem. “Shqipëria po bën përparim të madh, po zbaton reformat e kërkuara. Ne e dimë që ata nuk janë ende gati për anëtarësim të plotë në BE. Ka probleme të tilla si korrupsioni. Deri më tani kemi hapur katër grupkapituj. Besojmë se gjatë presidencës daneze mund të hapim një ose dy grupkapitujt e mbetur. Ky proces për momentin është hapje e kapitujve...