Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan: Deri në 40°C në hije këtë fundjavë

Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan: Deri në 40°C në hije këtë fundjavë

Nga fundjava, Shqipëria do të goditet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan me temperatura 40 gradë në hije. “Do të vijojnë gradualisht të rriten temperaturat e ajrit si pasojë e kësaj vale të të nxehtit, duke bërë që fundjava të jetë ajo e cila do të ketë temperaturat më të larta për sa i përket kësaj jave, duke bërë që në dy qarqet Elbasan dhe Berat pritet që temperaturat të jenë në vlerat 40 gradë të matura në hije”, thotë sinoptikani Hakil Osmani. Vala e të nxehtit do të prekë edhe bashkitë e tjera, përfshi edhe Tiranën. “Po ashtu, me temperatura të larta do të jenë kryeqyteti, Shkodra, Gjirokastra, po ashtu në vlerën 39 gradë. Edhe ultësira do të luhatet në vlerat 36–38...