Shqipëria përfshihet nga flakët, 17 vatra zjarri aktive nga veriu në jug, disa në parqe kombëtare

Shqipëria përfshihet nga flakët, 17 vatra zjarri aktive nga veriu në jug, disa në parqe kombëtare

Shqipëria po përballet me një situatë alarmante zjarresh nga veriu në jug të vendit, ku flakët kanë përfshirë zona të mbrojtura dhe parqe kombëtare. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 13:00 janë evidentuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 17 janë ende aktive dhe 9 të tjera po monitorohen nga terreni dhe ajri. Situata më problematike paraqitet në Parkun Kombëtar të Lurës, në Grykën e Motinës në Alpet Shqiptare dhe në rajonin e Vlorës, ku terreni i vështirë, erërat dhe temperaturat e larta po vështirësojnë ndërhyrjet për shuarjen e flakëve. Në qarkun Dibër, zjarri në...