Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria përfshihet në programin “Doganat” të BE me kontribut prej 167 mijë euro
👁13364
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi dje në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Doganat”. Ministri Malaj bëri të ditur se marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve doganore të vendeve pjesëmarrëse, të lehtësojë tregtinë ndërkombëtare dhe të sigurojë zbatim të harmonizuar të legjislacionit doganor. Shqipëria është pjesë e këtij programi që nga viti 2013 dhe ka përfituar ndjeshëm nëpërmjet trajnimeve, shkëmbimit të eksperiencave dhe modernizimit të administratës doganore. Marrëveshja e re, theksoi Malaj, parashikon një kontribut financiar prej rreth 164 mijë euro deri në vitin 2027, i cili është tashmë...