Shqipëria nuk zbaton marrëveshjen/ Vitia: Kërkuam disa herë hemodializë falas për qytetarët e Kosovës, s’ka përgjigje

Shqipëria nuk zbaton marrëveshjen/ Vitia: Kërkuam disa herë hemodializë falas për qytetarët e Kosovës, s’ka përgjigje

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se Kosova ka kërkuar disa herë nga Shqipëria që të ofrojë shërbimet e hemodializës falas për qytetarët e Kosovës, njësoj siç vepron Kosova me shtetasit shqiptarë. Sipas tij, këto kërkesa janë bërë përmes ambasadorëve të Shqipërisë në Kosovë, si dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me Ministren e Shëndetësisë në Shqipëri. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për zbatimin e kësaj kërkese. “Kjo është një marrëveshje që ka filluar që nga viti 2018, jemi shkuar duke rregulluar akoma, qytetarët nga pjesa veriore e Shqipërisë marrin shërbime të hemodializës në spitalin e Gjakovës por edhe të Prizrenit. Ne e kemi kërkuar tri ose katër herë përmes ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës që të...