Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqipëria nuk pranoi, Britania do t’i kërkojë Kosovës të marrë azilkërkuesit
👁4950
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar raportohet se do t’i kërkojë Kosovës që të marrë azilkërkuesit që mbërrijnë me gomone në ishull. Kështu shkruan gazeta britanike “The Times” në faqen e saj online. Sipas saj, Kosova është një prej shteteve të identifikuara nga qeveria britanike për të ngritur “kampet e kthimit” ku emigrantët do të dërgohen pasi kërkesat e tyre për të qëndruar në Britani të jenë ezauruar. Mes shteteve të tjera të përmendura nga “The Times” janë edhe Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina. Përfaqësuesit e qeverisë së Keir Starmer do të flasin së shpejti me drejtuesit e këtyre shteteve...