Shqipëria nis javën anti-Serbi/ Kuqezinjtë plotësohen në organikë, besojnë në fitore

Shqipëria nis javën anti-Serbi/ Kuqezinjtë plotësohen në organikë, besojnë në fitore

Nga Ervin Sina Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë. Grupi u plotësua me shumë lojtarë të tjereë si Gjimshiti, Mitaj apo Laçi. Mbrojtësi Elseid Hysaj u shpreh se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi Serbia është kundërshtari direkt për vendin e dytë duke theksuar se ajo duhet parë vetem si një sfidë futbolli. “Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse janë ndër kundërshtarët më direkt me ekipin tonë. Marrëdhëniet në vendet tona nuk duhet të hyjmë ne futbollistët, ka kush merret me këtë punë. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të përqëndruar, të qetë, e dimë që është kundërshtari jonë direkt, dhe mos mendojmë për probleme anasjellas siç mund të...