Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shqipëria në vëmendjen e Francës: “Échappées belles” i kushton 90 minuta magjisë shqiptare
👁2655
Shqipëria po konfirmohet si një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Evropë, me një rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve dhe një imazh gjithnjë e më pozitiv në arenën ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një moment domethënës për promovimin e vendit: Emisioni i njohur francez “Échappées belles”, që transmetohet në kanalin “France 5”, do t’i kushtojë Shqipërisë një episod të plotë prej 90 minutash, që do të transmetohet më 31 maj, ora 21:00. “Një udhëtim magjik drejt Shqipërisë së egër, të bukur e të vërtetë”, thekson Rama, duke shtuar se perceptimi i mëparshëm në...