Shqipëria në provë! Ekspertët paralajmërojnë: Turizmin nuk mund ta bëjë kushdo, ja çfarë mungon

Shqipëria në provë! Ekspertët paralajmërojnë: Turizmin nuk mund ta bëjë kushdo, ja çfarë mungon

Pavarësisht rritjes së lehtë që ka shënuar turizmi në Shqipëri këtë vit, sektori përballet ende me sfida të mëdha që lidhen me menaxhimin, cilësinë e shërbimit dhe mungesën e ekspertizës në fushën e hotelerisë dhe planifikimit. Eksperti turistik Elvis Kotherja thekson se rritja e turizmit nuk mjafton, nëse mungon baza profesionale. “Nuk mund të pretendojmë një sektor të suksesshëm turizmi pa pasur njerëz të trajnuar për këtë punë. Hoteleri dhe turizëm nuk mund të bëjë kushdo. Na mungon kuptimi i ‘big picture’ dhe planifikimi afatgjatë,” shprehet ai. Planifikimi mbetet sezonal, kryesisht i përqendruar në muajt korrik-gusht. Abuzimet me çmimet janë...