Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shqipëria në hartën botërore të sportit”, Manastirliu shpall objektivat për Sportin 2030
👁7321
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu prezantoi vizionin “Sporti 2030”, një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e sportit si pjesë e rëndësishme e jetës sociale, arsimore dhe ndërkombëtare të vendit. Në fjalën e saj, ministrja theksoi vëmendjen e shtuar për të rritur kulturën sportive. “Në gjithë këto vite ia kemi dalë të kthejmë sportin në vëmendje për të rritur kulturën sportive dhe gjithashtu për të promovuar jetesën e shëndetshme duke filluar nga shkolla dhe duke vijuar me infrastrukturën sportive për ta kthyer sportin në një motor zhvillimi ekonomik për vendin.”, u shpreh Manastirliu. Duke vënë theksin te puna me të...