Shqipëria në flakë, 13 vatra zjarri ende aktive, mbi 450 hektarë të djegura (Harta)

Shqipëria në flakë, 13 vatra zjarri ende aktive, mbi 450 hektarë të djegura (Harta)

Ministria e Mbrojtjes njofton për situatën e zjarreve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 vatra, nga të cilat 13 mbeten ende aktive dhe 6 janë në monitorim të vazhdueshëm. Zjarret po përhapen në disa qarqe të vendit, duke vënë në alarm forcat operacionale që po punojnë intensivisht për shuarjen e tyre, me mbështetje nga helikopterë dhe automjete zjarrfikëse. Situata mbetet e ndjeshme për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, ndërsa autoritetet apelojnë qytetarët për kujdes maksimal dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve. Ja njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes! “Gjatë 24 orëve të...