Shqipëria në “flakë”! 11 vatra aktive: Himara në ‘qetësi’, Dajti, Shkodra dhe Fieri në ‘luftë’ me zjarret
foto ilustruese TIRANË-Vendi edhe sot vijon të jetë nën 'pushtetin' e zjarreve, ku në 24 orë janë regjistruar 32 vatra, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 16 janë fikur. Vatrat problematike janë ato në Dajt, Shkodër e Fier, ku flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi. Ministria e Mbrojtjes njofton se në Malin e Dajtit janë angazhuar 77 forca ushtarake dhe 1 helikopter për shuarjen e zjarrit. Zjarri në Fieri vijon prej tre ditësh, ku në terren ndodhen 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 forca të tjera, si dhe 90 ushtarakë, 1 helikopter dhe 1 Air Tractor. Edhe në Bardhaj të Shkodrës, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive. NJOFTIMI: Ministria e Mbrojtjes - informim mbi situatën e zjarreve gjatë...
Burimi:
zeri.ai