SHQIPËRIA NË FAZËN E FUNDIT?/ BE përcakton hapat vendimtarë
Komisioni Evropian po përgatit një plan të ri veprimi për Shqipërinë, ku pritet të përfshihet edhe objektivi për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Sipas zyrtarëve të BE-së të cituar nga Euronews, dokumenti pritet të përcaktojë edhe një listë me rezultatet dhe reformat kryesore që Tirana duhet të përmbushë për të mbyllur kapitujt e mbetur të negociatave. Fundi i vitit 2027 është prej kohësh objektivi i deklaruar nga qeveria shqiptare për përfundimin e negociatave. Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë shqiptarë e kanë përmendur këtë afat si një plan të dakordësuar me Komisionin Evropian. Megjithatë, deri tani Komisioni ka shmangur përcaktimin e datave konkrete për anëtarësimin, duke theksuar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian bazohet në...
Burimi:
ntv.al