Shqipëria në eventin e madh të UEFA-s, sot shorti Euro U21

Shqipëria në eventin e madh të UEFA-s, sot shorti Euro U21

Shorti i fazës finale të Kampionatit Europian do të zhvillohet sot (18:30) në Sava Centar, në Beograd Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Serbe e Futbollit u përzgjodhën si organizatore të Kampionatit Evropian UEFA U21 2027 nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në shkurt të vitit 2025. Ky turne do të jetë hera e parë që faza finale e Kampionatit Evropian U21 zhvillohet në njërin prej këtyre dy vendeve. Shqipëria ka organizuar më parë kampionatin e saj të parë final të një kombëtareje të UEFA-s, atë U17 të vitit 2025, ndërsa Tirana ishte gjithashtu qyteti pritës i finales së parë të UEFA Conference League në vitin 2022. Ndërkohë, Serbia ka organizuar Kampionatin Evropian U17 në vitin 2011, ndërsa Beogradi ka qenë mikpritës i UEFA Futsal EURO...