Shqipëria mirëpret për herë të parë ARLEM-in, Majlinda Bufi: Mundësi të reja për bashkitë në rrugën drejt BE-së

Shqipëria mirëpret për herë të parë ARLEM-in, Majlinda Bufi: Mundësi të reja për bashkitë në rrugën drejt BE-së

Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë Asamblenë Rajonale dhe Lokale Euro-Mesdhetare (ARLEM), një forum që synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore dhe rajonale të vendeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve të Mesdheut Jugor. Për tri ditë, mbi 80 përfaqësues të autoriteteve vendore dhe rajonale do të diskutojnë mbi sfidat e përbashkëta, me fokus te ndryshimet klimatike, të rinjtë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin Euro-Mesdhetar. E ftuar në A2 CNN, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit dhe anëtare e bordit të ARLEM-it, Majlinda Bufi, vlerësoi rëndësinë e zhvillimit të këtij aktiviteti në Shqipëri, duke e konsideruar një mundësi për bashkitë shqiptare që të krijojnë partneritete të reja dhe të përfitojnë nga përvojat e vendeve evropiane. “Midis gjithë vendeve që ne jemi pjesë në...