Shqipëria me propozim për çmimin Oscars, “Filmi i shtetit” nga Roland Sejko merr dritën e gjelbër 

Shqipëria me propozim për çmimin Oscars, “Filmi i shtetit” nga Roland Sejko merr dritën e gjelbër 

“Filmi i shtetit” nga Roland Sejko, është propozimi zyrtar i Shqipërisë për edicionin e 99-të të Çmimeve Oscar, në kategorinë “International Feature Film”. Roland Sejko, dokumentaristi i suksesshëm shqiptar, që punon mes Italisë dhe Shqipërisë, sjell një qasje të veçantë mbi Shqipërinë komuniste. Në 78 minuta, 40 vjet të regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës nëpërmjet imazheve që vetë pushteti prodhoi për të lartësuar veten. Duke shmangur elementët sugjestivë të gjuhës filmike propagandistike, filmi i le imazheve forcën për të rrëfyer historinë. Pa asnjë koment, vetëm me imazhe dhe montazh, “FILM I SHTETIT” përdor arkivën filmike si dëshmitar neutral të së kaluarës. Filmi pati premierën botërore në seksionin Notti Veneziane të Giornate degli Autori, në kuadër të Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia...