Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

Elektro-shtëpiaket në Shqipëri kanë çmimet më të larta në Europë.Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se çmimet e pajisjeve elektro-shtëpiake në Shqipëri janë sa 145.8% të mesatares së Bashkimit Europian për vitin 2024. Kjo e rendit vendin tonë në krye të listës ndër 35 vende europiane të monitoruara nga Eurostat, përfshirë anëtarët e BE-së, vendet e EFTA-s dhe Ballkanin Perëndimor.Pajisjet shtëpiake, përfshijnë produkte si frigoriferë, lavatriçe, soba, lavastovilje etj. Në Shqipëri këto produkte kushtojnë gati 46% më shumë se mesatarja europiane, pasi llogariten sipas fuqisë blerëse të popullsisë.Shqipëria rezulton ndjeshëm më e shtrenjtë se vendet e rajonit. Në Serbi çmimet e elektroshtëpiakeve janë 10.7 % më shtrenjte se BE, Turqia 13.9%, Bosnjë dhe Hercegovina, 1.4% më shumë, Mali i Zi  0.5% me lirë...