Shqipëria me 15 bashki më pak, si do të funksionojë harta e re territoriale
Raporti përfundimtar prej 357 faqesh i Komisionit të Posaçëm Parlamentar thekson se bashkimi i territoreve nuk mjafton për të zgjidhur problemet e pushtetit vendor. Reforma kërkon edhe ndryshime në financim, ndarjen e kompetencave dhe organizimin rajonal. Cilat bashki do të bashkohen? Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin dhe Rrogozhina me Kavajën. Në qarkun e Beratit, Dimali dhe Poliçani i bashkohen Beratit, ndërsa Patosi Fierit dhe Divjaka Lushnjës. Në jug, Selenica bashkohet me Vlorën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Në Korçë, Maliqi i bashkohet Korçës, ndërsa në Elbasan, Cërriku dhe Belshi përfshihen në Bashkinë Elbasan dhe Përrenjasi në Librazhd. Njësitë që shkrihen do të humbasin drejtimin politik dhe buxhetin e pavarur, duke kaluar nën administrimin e...
Burimi:
gijotina.com