Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet!
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së katërt ndërqeveritare me Bashkimin Europian, falënderoi Presidencën irlandeze, komisioneren Marta Kos dhe vendet anëtare për mbështetjen në procesin e integrimit. Rama tha se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara, por është e përgatitur për t’ia dalë, ndërsa shprehu shpresën për më shumë progres deri në mbajtjen e samitit të ardhshëm të Planit të Rritjes dhe Forumit të Investimeve në Tiranë. “Sot Shqipëria ka hedhur një hap tjetër vendimtar drejt vendit të saj të drejtë në BE. Në vijim të vlerësimit shumë pozitiv të IBAR-it, kapitulli 20 bëhet i katërti që mbyllet përkohësisht brenda pak muajsh. Ju doni të bëni edhe më shumë, ne duam së paku të bëjmë dyfishin. Le ta tundim këtë shtëpi, le ta bëjmë...
Burimi:
argjiroja.net