Burimi:
Sot.com.al

Shqipëria, marrëveshje me Letoninë për njohjen e pensioneve, ja detajet
👁9416
Shqipëria dhe Letonia parafirmosën dje marrëveshjen kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore. Marrëveshja u parafirmos nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa për palën letoneze nga ekspertja e lartë e Departamentit të Sigurimeve Shoqërore, në Ministrinë e Mirëqenies, Daina Fromholde. Marrëveshja siguron një gamë të gjerë përfitimesh për qytetarët shqiptarë, si: pensionin e pleqërisë, pensionin familjar dhe atë të invaliditetit. Gjithashtu, ajo garanton bashkimin e periudhave kontributive, duke mundësuar që qytetarët të mos humbasin vitet e punës dhe të përfitojnë nga sigurimet shoqërore në të dyja shtetet. Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka...