‘Shqipëria, kërcënim për Evropën’, Vokshi: Strehë e sigurt për pastrimin e parave të drogës

‘Shqipëria, kërcënim për Evropën’, Vokshi: Strehë e sigurt për pastrimin e parave të drogës

Në fjalën e saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), deputetja e PD, Albana Vokshi denoncoi Shqipërinë si një qendër kryesore për pastrimin e parave të drogës, që përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe ekonominë evropiane. Sipas saj, korrupsioni i thellë dhe kapja e shtetit nga interesat kriminale kanë kthyer vendin në një “amnisti fiskale” të heshtur për krimin e organizuar, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, ku miliarda euro pasurore paligjshme riciklohen në projekte të mëdha, ndërkohë që shumica e apartamenteve mbeten bosh. Ajo i bëri thirrje Këshillit të Evropës për hetime urgjente dhe përforcim të luftës kundër krimit të organizuar, duke paralajmëruar se kjo situatë rrezikon jo vetëm Shqipërinë, por edhe integritetin financiar dhe stabilitetin e gjithë kontinentit. Fjalimi në PACE:...