Burimi:
Kohajone.com

Shqipëria hap negociatat për ”Tregun e Brendshëm”, Begaj: Hap i rëndësishëm, të vijojmë para me përkushtim
👁12667
Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel. ”Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian: Hapja e grupkapitullit 2 të negociatave, ‘Tregu i Brendshëm’, në kuadër të Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Të vazhdojmë përpara me shumë përkushtim, bashkëpunim, përgjegjësi dhe më shumë punë për të ecur të palëkundur drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Begaj. Është zhvilluar këtë të hënë konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociatave, “Tregu...