Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Tentativa e dështuar për dëbimin e paligjshëm të tre punëtoreve nga Filipinet zbulon një praktikë më të gjerë të abuzimit dhe skllavërimit të punëtorëve të huaj në Shqipëri, ndërkohë që autoritetet bëjnë një sy qorr. Nga Vladimir Karaj, BIRN Në hollin e zhurmshëm të aeroportit të Rinasit, mesditën e 13 korrikut, Maricel* qesh dhe qan njëkohësisht. “Jemi të lira, jemi të lira,” përsërit ajo me një gëzim të papërmbajtur. Vetëm pak çaste më parë, situata dukej e pashpresë. Maricel, një punëtore 40- vjeçare nga Filipinet ishte në prag të dëbimit të detyruar dhe të paligjshëm nga Shqipëria, së bashku me...
Burimi: Syri.net