SHQIPERIA GJEN BOMBERIN E TE ARDHMES, SHKODRANI GABRIEL KULLA PO SHPERTHEN NE ITALI
Gabriel Kulla është një nga emrat më interesantë të brezit të ri të futbollit shqiptar. Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi shkodran ka kaluar nga futbolli i të rinjve në Itali deri te debutimi në Serie A me Sassuolo-n. I lindur më 20 shkurt 2008 në Shkodër, Kulla e nisi rrugëtimin futbollistik në Shqipëri, te Djelmnia Shkodrane. Në moshën 11-vjeçare u largua nga vendlindja për të vazhduar ëndrrën e tij në Itali, ku fillimisht u aktivizua në strukturat e Bologna-s dhe më pas te Sasso Marconi. Pikërisht te kjo e fundit nisi të shkruante historinë e tij. Në nëntor 2023, kur ishte vetëm 15 vjeç e 264 ditë, Kulla debutoi me ekipin e parë në kampionatin e Eccellenza-s dhe arriti të shënonte që në paraqitjen e parë,...
Burimi:
ntv.al