Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shqipëria etnike që në 1600-ën, e vërteta në 11 dokumentet e Vatikanit
Që nga themelimi i Kongregatës për Ungjillizimin e Popujve në vitin 1622 në Vatikan, janë ruajtur dokumente origjinale për trojet etnike shqiptare, në fonde të ndryshme, në shumë vëllime, të cilat përmbajnë të dhëna me interes të jashtëzakonshëm për të gjitha aspektet e jetës së popujve të gadishullit Ballkanik në përgjithësi, ndërsa në veçanti për popullin shqiptar. Kësaj radhe, botojmë në mënyrë përmbledhëse përmbajtjen e 11 dokumenteve të cilat paraqesin segmente të ndryshme të aspekteve të jetës së shqiptarëve. Botimi i këtyre njëmbëdhjetë dokumenteve nga Arkivi i Kongregatës për Ungjillizimin e Popujve, e njohur ndryshe edhe si “de Propaganda Fide,” për periudhën kohore prej 7 janarit 1645 – 2 janar 1653, [nga këto vite, ne kemi edhe 398 dokumente tjerë të nxjerrë po nga ky...