Shqipëria e vajzave gati për sfidën historike ndaj Uellsit në “Loro Boriçi”
Kombëtarja e vajzave e trajnerit Armir Grima mbylli pasditen e djeshme përgatitjet në stadiumin “Loro Boriçi”, në prag të sfidës historike ndaj Uellsit, e vlefshme për raundin e parë të play-off-it të Botërorit 2027. Skuadra kuqezi është gati për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit të vajzave shqiptare, me gjendjen e përgjithshme të ekipit shumë të mirë dhe pa probleme përpara kësaj sfide. Atmosfera në kampin kuqezi është pozitive dhe të gjitha janë gati për të dhënë maksimumin në fushë. Shqipëri–Uells luhet sot, 9 tetor, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 18:00. Hyrja në stadium do të jetë falas. Vajzat kuqezi kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve në këtë mbrëmje të veçantë, ndaj të gjithë tifozët shkodranë dhe shqiptarë janë të...
Burimi:
sportiim.al