Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE

Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE

Shqipëria, e papërgatitur për një ndryshim të rregullave të lojës nga BE Komisioni Europian prezantoi më 6 tetor një paketë të re orientimesh politike të quajtur “Përgatitja për një Union më të gjerë” – e cila synon që ta përshtasë qeverisjen, politikat dhe buxhetin e BE-së për zgjerimin e ardhshëm. Paketa ofron gjithashtu mundësinë e integrimit gradual të vendeve kandidate në politika të caktuara të BE-së, përpara anëtarësimit të plotë, për të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët. Megjithatë, vendet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara nga Brukseli. Për të thjeshtuar dhe përshpejtuar procesin, dokumenti sugjeron përdorimin e votimit me shumicë të cilësuar për hapjen e grup-kapitujve negociues, duke synuar shmangien e vetove nga vende anëtare. Por lehtësia në vendimarrje shoqërohet me vendosjen e klauzolave...