Shqipëria e bleu shtrenjtë vendin e nderit në Berlin, Kumbaro pagoi 6 mln euro për Panairin e Turizmit

Shqipëria e bleu shtrenjtë vendin e nderit në Berlin, Kumbaro pagoi 6 mln euro për Panairin e Turizmit

Në mars të këtij viti Edi Rama, ministrja e tij e Turizmit dhe një shpurë e madhe zyrtarësh të qeverisë shqiptare fluturuan në Berlin. Arsyeja ishte pjesëmarrja në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipërisë i ishte caktuar vendi i nderit. ‘11 mln vizitorë që kanë kaluar më aeroport, duke kaluar Beogradin. Për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në Kartën e Organizatës Botërore e të Turizmit, bashkë me Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë. Ne s’kishim as Kupën e Botës as Mekën, po ti përjashtoja mund të themi që ne jemi të parët, siç ka qenë më herët Gjermani me Kupën e Botës,’ deklaroi kryeministri Edi Rama nga Gjermania. ‘ITB Berlin 2025’ fillon nga Shqipëria! Na shkoftë mbarë dhe...