Shqipëria dhe Kosova prezantuan trashëgiminë kulturore në Festivalin e Ambasadave në Hagë
Trashëgimia e pasur kulturore shqiptare u prezantua në Festivalin e Ambasadave 2026 të zhvilluar në Hagë, ku Shqipëria dhe Kosova u përfaqësuan me një stendë të përbashkët. Aktiviteti shërbeu si një mundësi për të promovuar kulturën, traditat dhe produktet shqiptare përpara vizitorëve nga vende të ndryshme të botës. Në këtë edicion të festivalit, dy ambasadat sollën një mozaik të pasur të kulturës, traditës dhe mikpritjes shqiptare, përmes shijeve autentike, aktiviteteve kulturore dhe atmosferës së veçantë që bashkon Kosovën dhe Shqipërinë. Vizitorët patën mundësi të shijonin një gamë produktesh tradicionale, përfshirë ushqime, verëra, çokollata, gliko dhe reçelra, duke u njohur më nga afër me shijet dhe traditat kulinare shqiptare. Atmosfera në stendën shqiptaro-kosovare u pasurua edhe me program artistik, ku performuan Ansambli “Dardanët” dhe këngëtarja Hajrie...
Burimi:
kultplus.com