Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Shqipëria, destinacioni perfekt për aventura”/ “Independent”: Plazhe të qeta dhe çmime të ulëta
“Independent”, në një artikull ku u sugjeron lexuesve destinacione për pushime verore, rendit Shqipërinë si vendin e duhur për aventura. Shumica e turistëve britanikë do të donin të eksploronin destinacione të reja dhe në zhvillim, në vend të destinacioneve të njohura, të mbipopulluara dhe të shtrenjta për pushime, shkruan Sarah Marshall, në artikullin e botuar në të përditshmen britanike. Për fat të mirë, ka mjaft mundësi për të zgjedhur nëse doni të kurseni para pa bërë kompromis me diellin apo cilësinë e përvojave. Qoftë duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke zbuluar majat e maleve apo duke notuar në ujërat...