Shqipëria bashkohet me SHBA dhe BE në dënimin e Iranit për kërcënimet ndaj Perëndimit

Shqipëria bashkohet me SHBA dhe BE në dënimin e Iranit për kërcënimet ndaj Perëndimit

Shqipëria është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Gjermanisë, Francës dhe dhjetë vendeve të tjera evropiane në një deklaratë të përbashkët që dënon ashpër kërcënimet në rritje të Iranit ndaj qytetarëve perëndimorë përfshirë edhe ata në territorin shqiptar. “Jemi të gjithë të një mendjeje: Irani duhet të ndalë menjëherë sulmet ndaj qytetarëve tanë në tokën tonë,” thuhet në deklaratën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas deklaratës, shërbimet iraniane të inteligjencës janë përfshirë në veprime të paligjshme që përfshijnë tentativa për vrasje, rrëmbime dhe ngacmime ndaj gazetarëve, disidentëve, qytetarëve hebrenj dhe ish-zyrtarëve në vendet...