Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria, 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve – Bashkëpunim institucional për sigurimet shoqërore
Shqipëria ka nënshkruar dhe tashmë zbaton marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore me 16 shtete të ndryshme, duke garantuar mbrojtje dhe përfitime për qytetarët që kanë punuar në më shumë se një vend. Këto marrëveshje ndihmojnë në ruajtjen e të drejtave për pension dhe përfitime të tjera për personat e siguruar që kanë lëvizur mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, duke siguruar që asnjë periudhë kontributive të mos humbasë dhe që pensionet të përfitohen nga të dyja sistemet përkatëse. Ato bazohen në parime të përbashkëta, si trajtimi i barabartë i qytetarëve, përcaktimi i qartë i vendit përgjegjës për sigurimin, ruajtja e të drejtave të fituara, eksportimi i përfitimeve dhe bashkëpunimi administrativ mes institucioneve të vendeve përkatëse. Aktualisht, këto marrëveshje zbatohen me Turqinë që nga viti 2005,...