Shqipëri U21 del me kokën ulur nga Stambolli, mposhtet me rezultatin minimal nga Turqia

Shqipëri U21 del me kokën ulur nga Stambolli, mposhtet me rezultatin minimal nga Turqia

Kombëtarja shqiptare U-21 zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë, ku u mposht minimalisht me rezultatin 1-0 në stadiumin “Atatürk Olimpiyat” në Stamboll. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 27-të nga Kilicsoy. Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Simoni (C), Ermis Selimaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Kevin Dodaj, Etnik Brruti, Rrok Toma, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Enes Osmani, Dion Ajvazi. Minutat e para të ndeshjes ishin të balancuara, me lojën që u zhvillua kryesisht në mesfushë. Turqia kaloi në avantazh në minutën e 27-të me golin e Kilicsoy, rezultat me të...
Burimi: Telesport.al