Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Federata Shqiptare e Futbollit i dërgon një letër falenderimi Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes “Shqipëri-Serbi”. Konkretisht letra i është dërguar posaçërisht drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për përmbushjen e suksesshme të detyrave funksionale në këtë event sportiv. Ndër të tjera, në letrën e falënderimit shkruhet: “Kjo ndeshje përbënte një sfidë të jashtëzakonshme përsa i përket aspektit të sigurisë dhe menaxhimit të flukseve të tifozëve, e cila u përballua me përkushtim dhe kompetencë të lartë nga të gjitha strukturat...