Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
👁4754
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për Kombëtaren në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi që luhet mbrëmjen e sotme në “Arena Kombëtare”. Kryedemokrati i uroi fitoren Kombëtares shqiptare duke u shprehur se do ta ndjekë ndeshje. “I uroj nga zemra sukses dhe fitore Kombëtares sonë, uroj një ndeshje në kulmin e futbollit”, theksoi Berisha. Berisha nuk ka lënë pa ironizuar kundërshtarët politikë duke u shprehur se “ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje.”