Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shqiperi-Greqi, arrihet marreveshja, zgjatet me dy orë orari i kalimit të kamionëve
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare, Z. Genti Gazheli u prit në një takim zyrtar në Athinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore Greke, Z. Dimitrios Bourikos.Gjatë takimit të nivelit të lartë bilateral, drejtuesit e Administratave Doganore të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë theksuan frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përkushtimit për të rritur marrëdhëniet doganore, promovimin e lehtësimit të tregtisë dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të menaxhimit të kufijve.Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin pozitiv në katër pikat doganore tokësore që lidhin dy vendet tona, teksa konfirmuan progresin e bërë sa i përket bashkëpunimit doganor dhe praktikave më të mira në kuadër të shkëmbimit të informacionit.Gjatë këtij takimi u ra dakord për të zhvilluar më tej iniciativat e koordinuara të...