Shpëtim Aliu kapet në Rusi, koordinator i grupeve kriminale shqiptare

Shpëtim Aliu kapet në Rusi, koordinator i grupeve kriminale shqiptare

Shpëtim Aliu, 51 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Rusi në kuadër të operacionit “The Wanted”, të zhvilluar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ruse. Për Aliun, në qershor të vitit 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për trafikim të narkotikëve, pastrim të produkteve të veprës penale, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga organizata kriminale. Arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit operacional mes Interpol Tiranës dhe strukturave partnere në Rusi. Aliu pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me procedurat e drejtësisë.