No Image Available

Shpërthimi tragjik në Athinë, identifikohen gjashtë viktimat

Janë identifikuar personat që humbën jetën pas shembjes së një godine në lagjen Plaka të Athinës, pas një shpërthimi. Viktimat ishin shqiptaro-amerikanë dhe ndodheshin në Athinë për qëllime turistike. Tre prej viktimave janë shtetas shqiptarë: Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, si dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës. Tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, si dhe Edmond Hings dhe Athina Papapresku, të cilët raportohet se ishin pronarët e godinës. Ngjarja ndodhi në zonën e Plakës, ku pas shpërthimit godina u shemb, duke shkaktuar humbjen e jetës së gjashtë personave. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit, si dhe dinamikën e shembjes së godinës.