No Image Available

Shpërthimi në pallat/ Kryebashkiaku: Vijojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur

Shpërthimi i fuqishëm në një pallat pesëkatësh në Elbasan ka shkaktuar dëme të rënda strukturore, ndërsa një 83-vjeçare ka humbur jetën. Për ngjarjen ka dhënë detaje kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, sipas të cilit 10 persona janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe kontrolle. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e një 69-vjeçari, i cili rezulton ende i pagjetur. Llatja bëri të ditur se shpërthimi ka dëmtuar rëndë strukturën e ndërtesës. Një pjesë e katit të katërt është shembur mbi katin e tretë, ndërsa janë dëmtuar edhe shkallët lidhëse nga kati i tretë deri në katin e pestë. “Një shpërthim ka ndodhur në një pallat 5-katësh. Është vënë re një dëmtim i strukturës së pallatit. Kemi pasur një shembje të katit të 4-t, i cili...