Shpërthimi në Elbasan, Instituti i ndërtimit: Godina do të shembet, kryebashkiaku: Banorët do të strehohen
ELBASAN-Një ditë pas shpërthimit që la pas dy viktima në pallatin pesë katësh në Elbasan, godina duhet të shembet. Persida Shkrepa drejtoresha e institutit të ndërtimit deklaroi nga vendngjarja se pallati është ndërtuar në vitet ‘70 dhe ka pësuar dëmtime të forta, ku si pasojë është i pabanueshëm. Shkepa gjithashtu njoftoi se do të duhet që të sigurohen edhe objektet që janë përreth. Persida Shkrepa, drejtoresha e institutit të ndërtimit: Ky është një objekt i ndërtuar në vitet ‘70. Dëmtimet që kanë pësuar kanë qenë të forta nga gazi dhe zjarri. Ne kemi konstatuar se objekti është i pabanueshëm. Duhet të merren masa sa më shpejta për t’u demoluar. Duhet të merren masa që edhe banorët që do të duhet të hyjnë në objekt, në...
Burimi:
zeri.ai