Shpërthimi në Athinë që plagosi dy policë, shqiptari i dyshuar kryesor i ngjarjes

Shpërthimi në Athinë që plagosi dy policë, shqiptari i dyshuar kryesor i ngjarjes

FOTO ATHINË- Një e kaluar kriminale për trafik droge dhe një shpërthim që plagosi dy policë kanë vënë në qendër të hetimeve të autoriteteve greke një shtetas shqiptar i cili banon me qira në pallatin pranë vendit ku ndodhi ngjarja në zonën e Kolonos në Athinë. Sipas mediave greke shqiptari është identifikuar si i dyshuari kryesor dhe po merret në pyetje për të sqaruar përfshirjen e mundshme në vendosjen e çantës me pajisjen shpërthyese. Hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që çanta të jetë lënë nga një person tjetër. Një prej pistave që po verifikohet lidhet me lëvizjet e tij pas shpërthimit. Sipas raportimeve ai dyshohet se ka dalë nga banesa pasi dëgjoi zhurmën dhe më pas është kthyer për të marrë disa sende përpara se të...