Shpërthimi me tritol në Gjirokastër, humb jetën drejtuesi i automjetit

Shpërthimi me tritol në Gjirokastër, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një shpërthim me tritol tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Gjirokastrës, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Viktima është identifikuar si Beqir Devolli, i cili ndodhej në timonin e një automjeti tip “Benz” kur ndodhi shpërthimi. Ai ndërroi jetë në ambulancë, gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe Rigers Mela, i cili, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat e atentatit dhe për të identifikuar personat përgjegjës. Dyshimet paraprake janë se objektiv i mundshëm i sulmit mund të ketë qenë Mela. Në kuadër të hetimeve, po shqyrtohet edhe një ngjarje e ndodhur në vitin 2025, kur automjetit të...