Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shpërthimi i fuqishëm në portin më të madh të Iranit, 28 viktima
👁11198
Një shpërthim i madh ka tronditur portin Shahid Rajaei në qytetin jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke shkaktuar të paktën 28 viktima dhe mbi 800 të plagosur, sipas raporteve nga mediat shtetërore dhe burime ndërkombëtare. Ngjarja ndodhi të shtunën, më 26 prill, dhe dyshohet se shpërthimi lidhet me ruajtjen e pasigurt të kimikateve të rrezikshme, përfshirë perkloratin e natriumit, një përbërës kyç në lëndët djegëse të raketave. Sipas zyrtarëve të emergjencës në Iran, shpërthimi u shkaktua nga kontejnerët që përmbanin këto substanca brenda portit. Zëdhënësi i Organizatës për Menaxhimin e Krizave, Hossein Zafari, konfirmoi se ka pasur paralajmërime të mëhershme...