Shpërthimi i fuqishëm me 6 viktima, nxirren trupat, mes tyre 3 shqiptarë
Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që tronditi zonën e Plakës, në qendër të Athinës. Shpërthimi shkaktoi shembjen e një ndërtese të vjetër dykatëshe në rrugën Lysikratous, pranë Shtyllave të Zeusit Olimpik. Pas orëve të kërkimeve intensive, ekipet e emergjencës kanë përfunduar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e gjashtë viktimave. Mes viktimave janë edhe tre shtetas shqiptarë: Florin Hoxha, motra e tij Florida Hoxha dhe Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës. Mes viktimave është edhe Ian Alexander Kirpatrick, shtetas amerikan dhe bashkëshorti i Florida Hoxhës. Dy viktimat e tjera janë identifikuar si Edmond Hings dhe Athina Papapresku, pronarë të ndërtesës ku ndodhi shpërthimi. Ngjarja ndodhi pak para orës 08:00, në një godinë të vjetër në rrugën...
Burimi:
ntv.al