Shpërthime nga brenda, refuzohet presidenti, Abdixhiku presion deputetëve: Dorëzoni mandatet
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ashpërsuar tonet ndaj deputetëve të partisë që nuk mbështesin vendimin e organeve të LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Abdixhiku paralajmëroi pasoja për ata që do të dalin kundër vendimit të Kryesisë dhe organeve të partisë, duke e bërë të qartë se përgjegjësia, sipas tij, nuk duhet të ndalet vetëm te masat disiplinore. “Kushdo që nuk respekton vendimin e kryesisë dhe organeve të LDK-së, më së paku duhet të dorëzojë mandatin e deputetit”, deklaroi Abdixhiku. Kreu i LDK-së tha se për momentin shqetësimi i tij kryesor nuk janë masat që mund të merren brenda partisë, por pasojat që kjo përplasje politike mund t’i sjellë Kosovës. Abdixhiku kundërshtoi gjithashtu mundësinë e një tjetër palë zgjedhjesh, duke...
Burimi:
ntv.al