Shpërthime në qendër të Tiranës, protestuesit përdorin lazer. Flakë te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Traizrat në këtë ditë të 6-të të protestës studentore, po vijon me një kaos të madh. Tensionet vijojnë mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë shpërthyer fishekzjarrë në drejtim të autobotëve dhe kanë përdorur gjithashtu lazer. Në përgjigje, Policia e Shtetit ka përdorur ujë me autobotë për të larguar protestuesit dhe për të mbajtur turmën larg kordonit të forcave të rendit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përballja mes protestuesve dhe policisë vijon në zonë. Flakët kanë prekur edhe derën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Burimi:
kohajone.com