Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpërthim zjarri nga një bombul gazi/ 64-vjeçarja dërgohet menjëherë në Spitalin e Traumes në Tiranë
Një shpërthim nga një bombul gazi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ishull Shëngjin. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur e plagosur një 64 vjeçe, e cila ka pësuar djegie. E lënduara është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën të specializuar mjekësore. ‘Në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombul gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba, vjeç- 64. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore’, njoftoi policia.