Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpërthim në Vlorë, një biznesi i vendoset tritol, detajet e para
Një sasi tritoli ka shpërthyer në Vlorë mbrëmjen e së martës. Lënda plasëse është vendosur në një biznes në rrugën Transballkanike. Policia i ka ende të paqarta motivet. Tritoli i është vendosur një biznesi që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh. Në ato momente biznesi ka qenë i mbyllur dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhet...